Rruga e Kombit, Basha, Ramës: Po detyron shqiptarët të paguajnë dy herë

29 Mars 2018, 13:06

Pas fjalës së Kreut të qeverisë Edi Rama per taksen në Rrugen e Kombit, ka reaguar kreu i opozitës Lulzim Basha i cii ka akuzuar kryeministrin  se po tallet me shqiptarët duke i detyruar të pagujnë dy herë.

Edi rama e ka rritur dy here taksen e qarkullimit. 100 leke ne 2014, dhe 100 leke me 2015. 240 leke për liter shtesë Edi Rama merr me taksen e qarkullimit.

Kjo takse merret për mirëmbajtjen e transportit rrugor.

Tani i bie që shqiptarët paguajnë edhe taksapaguesit edhe përdoruesit

O njera o tjetra, tha Basha

Ngerdheshja tregon se sa i pacipë që je

E pranove para shqiptarve që kjo është e paprecdentë kjo që po bën

Shqiptarët u bie të paguajnë edhe tarifë qarkullimi edhe tarifë koncesioni.

E gjete 7 lekë taksen e qarkullimit, e çove në 240 lekë.Taksa e qarkullimit merret me qëllim mirëmbajtjen e rrjetit rrugor, por çfarë tha i papërgjegjshmi. Të vërtetën për herë të parë e pranoi, në botë paguajnë ose taksapaguesit, ose përdoruesit. Ngërdheshja tregon sa i pacipë je. Re në gropën që vetë ndërtove. E pranove para shqiptarëve se kjo që po bën është e paprecedentë, ju vure shqiptarëve taksë, tani do të paguajnë dhe tarifë. Shefi i ekzekutivit ka dhënë sqarimet lidhur me këtë vendim, duke thënë se debati për tarifën e përdoruesve mbi këtë rrugë është pa vlerë, pasi Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë dhe rajon ku nuk paguhet asnjë rrugë"

    No videos found.