Rruga e prishur, protestuesit bllokojnë aksin Durrës-Shijak

19 Prill 2018, 11:16

Aksi rrugor Durrës -Shijak është mjaft i rëndësishëm. Ai jo vetëm lidh Durrësin me Shijakun por shërben edhe për një numër të konsiderueshëm biznesesh.Por kjo rrugë paraqitet tepër e dëmtuar dhe e amortizuar dhe është kthyer në një makth për drejtuesit e automjeteve.

Për këtë arsye banorë të zonës si dhe drejtues automjetesh janë ngritur në protesta 2 ditë më radhë. Në shenjë revolte për gjendjen e rrugës banorët i janë  bashkuar thirrjes së një emigranti, i sapokthyer në vendlindje, për të protestuar.

Ata kanë bllokuar rrugën për 30 minuta duke penguar qarkullimin e automjeteve. Kalimi në këtë rrugë të mbushur me gropa dhe në të cilën nuk investohet prej 20 vitesh thonë banorët është i pamundur.

Aksi rrugor Durres-Shijak i gjatë 8 km përshkon zonën industriale me të  rëndesishme në vend, por prej dy dekadash rruga është lënë në harresë të plotë.  Pavarësisht ankesave të shumta të banorëve dhe bizneseve që operojnë në këtë zonë, askush nuk ka ndërhyrë për riparimin e saj.

    No videos found.