Rruga e Rinasit në flakë

19 Prill 2019, 20:31

Një automjet ka shpërthyer në flakë, për arsye ende të pazbardhura, në rrugën që të çon për në aeroportin e Rinasit.

Policia e mbërritur në vendngjarje është munduar të normalizojë situatën e trafikut të krijuar në rrugë, ndërsa kanë nisur hetimet për të mësuar shkakun e rënies së flakëve.