Rruga Kardhiq - Delvinë, nis sot puna për tunelin e Skarficës/ Rama publikon pamjet

10 Gusht 2020, 08:34 | Përditesimi i fundit: 2020-08-10 17:56:17

TIRANË- Ditën e sotme do të nisë puna për Tunelin e rrugës Delvinë-Kardhiq. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, në atë që e ka shndërruar si një rubrikë, rubrikën e mëngjesit.

Kreu i qeverisë me anë të një videoje të shkurtër prezantuese ka bërë me dije se ka përfunduar loti i 1,2 dhe 3 ndërkohë që në lotët 4, 5, 6 realizimi fizik ka arritur në masën 80%."Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë të nisjes sot të punës për Tunelin e rrugës Delvinë-Kardhiq, që do të finalizojë lidhjen e një aksi strategjik të infrastrukturës sonë kombëtare, ku po punohet intensivisht për realizimin e një tjetër premtimi dhjetravjeçar të të gjitha qeverive të mëparshme, ju uroj një javë të mbarë", shkruan Rama.