Rruga 'Klubi i Shoferit' në Divjakë e shkatërruar, banorët: Po na rrezikohet jeta, ka rrëshqitje të mëdha

11 Korrik 2019, 16:50

Me gropa të shumta dhe rrëshqitje në shumë pjesë të saj, rruga “Klubi i Shoferit” në Divjakë  është kthyer në shqetësim për drejtuesit e automjeteve. Situata është problematike prej shumë kohësh, por pavarësisht kësaj dhe kërkesave të shumta deri tani nuk është marrë asnjë masë për rikonstruksionin e saj. Shoferët shprehen se ndjehen shumë të rrezikuar sidomos gjatë natës pasi rruga është në errësirë totale.

"Rruga është burim aksidenti. Jemi ankuar por askush nuk ka vendos dorë në të. Kjo rrugë është në këtë gjendje prej disa vitesh. Është burim aksidenti. Ndjehemi të rrezikuar, sidomos kur  makinat shkëmbehen. Jam banor i kësaj zone. Ky segment është një problem shqetësues. Duhet patjetër ndërhyrja sepse ka mbi dy vjet e ca që kjo rrugë është në këtë gjendje. Sidomos tani fluksi në këtë rrugë është shumë i lartë. Kush ka kompetencë duhet të marrë masa që të ndërhyje. Nuk ka asnjë sinjalistikë. Gropat janë shumë të mëdha. Ne pagujmë taksa për rrugën por nuk e di se ku shkojnë ato lekë.  Kjo rrugë do bëhet vetëm nëse vritet një njëri se përndryshe asgjë" shprehet një banorë. 

Çdo ditë në këtë aks qarkullojnë me qindra automjete, ndërkohë që në stinën e verës ku segment rrugor është shumë e frekuentuar.