Rruga ku mund të bëheni me 'gurë' në veshka!

22 Prill 2019, 15:30

Për të  shkuar  në njësinë Administrative të Frakullës të bashkisë Fier, do të duhet të kalosh  në një rrugë të amortizuar dhe gjithë gropa. Kjo problematikë e këtij aksi rrugor të prezantohet sapo del nga  rruga nacionale Fier –Levan për të shkuar në këtë zonë.

Banorët e Frakullës shprehen se kjo situatë vijon prej vitesh dhe të vetmet ndërhyrje që janë bërë ka qenë mbushja e gropave, të cilat hapen sërisht kur bie shi, duke u bërë kështu një burim aksidentesh. Ata shtojnë se janë ankuar shumë herë  për  këtë situatë por ende nuk është marrë asnjë masë.

Kjo rrugë përveçse banorëve të Frakullës,  u shërben edhe fermerëve te disa fshatrave përreth të cilët duhet të kalojnë në këtë rrugë për të shkuar në Levan.