Rruga Tiranë-Elbasan përfundon në 17 maj, Rama: Ka shkuar dyfish nga marrëzia dhe babëzia

22 Janar 2019, 15:16 | Përditesimi i fundit: 2019-01-22 17:19:19

Në 17 maj rruga Tiranë-Elbasan do të jetë plotësisht e përfunduar. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e re e Infrastrukturës, kryetari i grupit të PS, Taulant Balla, por edhe deputetët e tjerë të qarkut të Elbasanit inspektuan ditën e sotme punimet që po bëhen nga firma për mbylljen e rrugës. Një nga drejtuesit e punimeve u shpreh se ‘në 15 mars do të hapet njëri krah i rrugës me dy sense, ndërsa në 17 maj do të përfundojë plotësisht’  tha ai.

Kryeministri Rama deklaroi se kjo rrugë ka kushtuar dyfish vetëm për shkak të marrëzisë së qeverisë Berisha që hapi tunelin për fushatë. “U bë realisht gangrenë. Fillimi ishte pa projekt, pa studim gjeologjik, pa asnjë lloj sigurie, vetëm nisu, hajde të hapim tunelin për fushatën pa menduar cfarë ndodh mbrapa. Ka shkuar dyfish nga marrëzia dhe babëzia. Në mars hapet njëra anë dhe pastaj tjetra” tha ai.

    No videos found.