Rruga Velipojë-Shkodër, banorët kundër shpronësimeve: Çmim qesharak, mos u shkojë mendja të vijnë këtu

28 Janar 2020, 20:23

Banorët e Berdicës janë kundër çmimit të kompensimit që i është vendosur për pronën e tyre, të cilat preken nga projekti për ndërtimin e rrugës Shkodër-Velipojë. Ata janë shprehur se kjo është një tallje që po i bëhet duke vlerësuar me 270 lek për m2 tokën ku po ndërtohet ky segment rrugor dhe se kërkojnë një dëmshpërblim në përputhje me çmimin e tregut. Nga ana tjetër edhe banorët që kanë nisur procedurat për shpronësim thonë se po hasen me shumë burokraci.

"Nuk kemi dakord është diçka qesharake e tmerrshme, disa 2800 dynymi dhe 20 milionë të më japin nuk jam i kënaqur. Procedurat i kam nisur por nuk jam dakord fare me çmimin", tha një banor. "Çmimi është qesharak dhe këta janë duke u tallur me popullin, si 207 lekë një m2 kur kjo është tokë pjellore dhe është tokë e cilësisë së parë", tha një banor.