Mediat italiane: Ja si do vinte në Shqipëri 617 kg kokainë me logon e 'K.F Elbasanit' që u kap në Brazil

12 Tetor 2019, 08:45 | Përditesimi i fundit: 2019-10-12 10:41:13

“Rrugët e drogës kalojnë nga Shqipëria”. Kështu e shkruan gjiganti italian “Rai3” në një reportazh të shkurtër për trafikun e drogës që vjen nga Amerika Latine dhe nëpërmjet Shqipërisë kalon drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian.

Në videon më poshtë flitet për sasinë e madhe të kokainës, prej 617 kg, që u kap në Brazil, dhe që mbante logon e klubit sportiv të Elbasanit, duke e cilësuar kështu Shqipërinë vendin qendror të trafikut të lëndëve narkotike.

“Konfirmimi që mafia shqiptare ka lidhur marrëveshje me kartelet amerikano-latinë të drogës erdhi të paktën një muaj e gjysmë më parë nga ky kamion i ndaluar në Brazil. Në bordin e tij kishte 617kg kokainë të pastër që në pakot e sapopërgatitura mbante logon e klubit të futbollit KF Elbasani, një qytet në qendër të vendit i konsideruar një nyjë e trafikut të heroinës që vjen në rrugë tokësore nga Afganistani dhe kokainës që vjen në bordin e anijeve që vijnë dirket në portet e Vlorës dhe Durrësit.

Është mafia shqiptare që e kontrollon trafikun dhe që menaxhon laboratorë njëlloj siç bënte Cosa Nostra në Italinë e viteve 70. Këtë e kanë zbuluar pikërisht në Elbasan, një laborator ku opiumi afgan përpunohej dhe kthehej në heroinë.

“Ne i shohim shqiptarët në marrëveshje me Ndragheta për trafikun e kokainës” – thotë Nicola Gratteri, shef i Prokurorisë së Kantanzaros.

Për rrezikun e mafias shqiptare na ka treguar edhe më herët, Gratteri që lëshointe alarmin për korrupsionin. Në Shqipëri 2 ministra të Brendshëm kanë përfunduar nën hetime për narkotrafik.

“Nëse askush nuk përballet me mafian shqiptare në Shqipëri, këta mafiozë shqiptarë do të bëhen të gjithëpushtetshëm” – thotë Gratteri.

Lidhjet e Mafias shqiptare me Italinë konfirmohen edhe arrestimet dhe sekuestrimet gjithnjë e më të shpeshta. Është edhe historia e Endrit Alibej, 34-vjeçari arrestuar për trafik drogë në 2013-ën në Itali dhe i vrarë makinën e tij luksoze gushtin e kaluar në Shqipëri. Një ekzekutim mafioz e ka cilësuar edhe media shqiptare” – thuhet në kronikën e RAI3

    No videos found.