Rrugët plot me qytetarë e automjete, Saranda i kthehet normalitetit, popullohet dhe shëtitorja

27 Prill 2020, 11:22

Saranda është një nga ato qytete, që nga sot i është rikthyer jetës normale, gati 50 ditë që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë. Nga videot duket qartë se lëvizja e qytetarëve në rrugë, por edhe e automjeteve ngjan si një ditë e zakonshme.

Edhe taksitë janë rikthyer në vendqëndrimin e tyre të caktuar, ndërsa çdo biznes ka ngritur qepenat.

Sakaq shëtitorja buzë detit sot duket fiks si në një ditë pranvere, me qytetarët të cilën e kanë populluar dhe sërë prej tyresh lëviznin me bluzë me mëngë të shkurtra. Gjithsesi ajo që bën përshtypje është se disa qytetarë lëvizin pa asnjë masë mbrojtëse, qoftë edhe maskë.

E vetmja gjë që mungon për hapjen e plotë të Sarandës është rifillimi i shkollave, që me siguri vendimi do të merret në rang vendi.