Rrugët që të çojnë te stadiumi vishen kuqezi, francezët shijojnë Tiranën e bukur... atmosfera para ndeshjes

17 Nëntor 2019, 23:18

Ndeshja Shqipëri-Francë në aspektin futbollistik nuk ka një vlerë të madhe, megjithatë për shumë arsye të tjera, si inaugurimi i 'Air Albania Stadium' apo ardhja e kampionëve të botës ka ngjallur interes tek tifozët shqiptar, të cilët i kanë blerë biletat në kohë rekord. Kur kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e ndeshjes, atmosfera në rrugët e kryeqytetit është shumë e zjarrtë. Tifozët francez u kanë dhënë hijeshi rrugëve të kryeqytetit, të cilët e kanë shfrytëzuar këtë takim edhe për të vizituar kryeqytetin. Nga ana tjetër, edhe tregtarët e kanë parë si një ditë shumë të mirë për të bërë tregti. Flamujt kuqezi, por edhe ai kosovar shihen të vendosur anash rrugëve në pritje për t'u blerë nga tifozët, që për motive nga më të ndryshme nuk kanë marrë me vete një të tillë në stadium.