Rrugëtimi i refugjatëve nga lindja përmes Shqipërisë, Report Tv sjell rrëfimet e tyre nëpër rrugët e Tiranës: Ngjarja horror me sirianët? Dukeshin si vampirë Pagujnë me bitcoin, flenë në hostela!

20 Mars 2021, 17:55

#reportTV #lajmeshqip #lajme Esjan Eshbili 22 vjeç dhe Hamza Hasani 18 vjeç që u gjakosën duke kafshuar njeri tjetrin nuk janë të vetmit klandestinë të Lindjes që vërtiten rrugëve të Tiranës. Në një lokal në Laprakë gjejmë disa prej tyre. Thonë se në Shqipëri ndjehen të mikpritur por pamjet e dhunës mes dy të ngjashmëve i shohin si horror të vampirëve në filma. E keni parë këtë vidio? Me Jusuf dhe Mohamed pritëm autobusin për të shkuar në qendër të Tiranës. Aty ata tërhoqënn paratë pasi nesër është dita e fundit që qëndrojnë në Tiranë. Do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt Kosovës e më pas për në vendet e Evropës. Kur i afrohemi stacionit të autobusit, një djalë i ri vendos tu fal 200 lekë për një kafe. U uron rrugë të mbarë. Jusufi tregon se në Marok ka lënë vajzën e vogël….Do një jetë më të mirë për vete dhe familjen e tij diku në Evropë Por deri kur të mbërrij në vend duhet të paguaj. Tek agjencia do të tërheq 300. S’ka nevojë të ketë dokument me vete. Dikush do ti japë këto para vetëm përmes fotos. Rrugës tek Ura e Lanës rastësisht takohemi me një tjetër grup emigrantësh. Përshëndeten me Jusuf dhe Mohamed. Kanë vetëm pak para dhe deri në një shtet të Evropës iu duhen të tjera. Ku dëshironi të shkoni? Në Evropë, Itali, Gjermani, Francë Kam 5 vite rrugëve, 3 vite në bosnje, 1 vit në serbi, tani jam këtu. Kam kalaur shumë vende, tani dua deportim nga Algjeria të më sjell pasaportën. Isha në Serbi 6 muaj Si jetoni çdo ditë në Shqipëri? Njerëzit shqiptarë janë shumë të mirë, vëllezër myslimanë Keni para në xhepa? Ku flini? Flemë në hostel. Paguajmë nga 10 euro, pranë komisariatit në qendër. Megjithatë transporti iu kushton më shumë. Jusuf dhe Mohamed për tu larguar nga Tirana drejt Kukësit paguajnë 50 euro për person. Ka vite që Shqipëria u shërben vetëm si një port drejt Evropës. Emigrantët nga Lindja nuk fitojnë asgjë këtu. Qendra azilante në Babru ishte e para shtëpi pritëse por dhuna, vjedhjet dhe konfliktet detyruan institucionet shtetërore të mos i pranojnë në kamp por ti pajisin me leje largimi vullnetare. Janë të paktë ata emigrantë të shoqëruar me familje që kanë kërkuar azil në Shqipëri, të tjerët janë larguar nga kjo qendër Në kryqëzime, semaforët apo në rrugët e populluara të Tiranës, ke shumë nga ata; sirian, maroken, algjerian, shtetas të Lindjes së Mesme Diku i shikon duke lypur, diku rrugëtuar me shoqërinë e njëri tjetrit. Kështu shtyjnë ditët e qëndrimit për të arritur në destinacion, jashtë kufijve të Shqipërisë. Ngjarja më e fundit që befasoi opinionin publik me pamjet e dhunës ndodhi pranë urës së Lanës në rrugën e Elbasanit. Dy të rinj sirian duke u rrahur deri në gjakosje. Dhe sic shihet në këto pamjet dikush i kafshon veshin bashkëkombësit të tij. Rezultoi se ata ishin të dehur dhe droguar. U proceduan në gjendje të lirë. Bëhet fjalë për shtetasit, Esjan Eshbili 22 vjec dhe Hamza Hasani 18 vjeç. Pamjet e dhunës, pamjet e atyre që enden rrugëve të qyteteve tona, jo të gjitha kanë një histori të ngjashme pas. Ajo që i bashkon këta emigrant me vendin tonë është përdorimi i rrugë kalimit si tranzit dhe trafikantët që ju marrin para 10 euro për të fjetur, 50 për taksi e kështu më radhë. Një biznes i mirë me sirianët që shkelin tokën e Shqipërisë.