Ruaju të të ruajnë! Qytetarët me maskën në xhep: Mbrojmë veten e të tjerët, vatrat në spitale dhe administratë

28 Qershor 2020, 18:30

Shifrat në rritje të të prekurve me COVID-19, i frikësojnë, por janë të ndërgjegjshëm se vatrat më të rrezikshme të infeksionit janë në atë që duhej të ishte shembulli për të gjithë, spitalet.

“Të shqetësuar jemi por ca ti bëjmë ne tani, pjesa më e madhe janë të gjithë administrata, spitali është bërë vatër infeksioni, administratat gjithandej janë të infektuara. Ne edhe këtu qe jemi larg po rrimë, po ca ti bëjmë ne tashi”.

"Ne marim tërë masat që marrin njerëzit e tjerë, mbajmë maska, mbajmë doreza. Sot nuk e keni maskën? Po këtu nuk ishte grumbull që ne të venim maskën, megjithatë unë maskën e kam në xhep, po qe se do hyj në dyqan, do ta hapja", shprehen qytetarët.  

Për mikrofonin e Report Tv, qytetarët në Tiranë shprehen se në kushtet kur masat janë liruar, janë të detyruar të ndjekin “formulën”: Ruhu të të ruajnë!

"Po tani të shqetësuar jemi por e kanë dhe njerëzit fajin, tani ai ka thënë që larg distancë, maskën, kur futesh në supermarket, në ambiente të mbyllura. Duhet ta ruajë vet njeriu veten se sado sado masat, ruhu të të ruaj".

"Shqetësimi është por, po jetojmë. Maskën e kemi mbajtur por herë e mbajmë herë nuk e mbajmë, edhe aq frikë nuk kemi".

"Shifrat na frikësojnë, nuk para dalim shpesh".