Në "Librari" me katër tituj të rinj. Nga ‘Historia e shqiptarëve gjatë shek XX’ tek “Memento mori”, Ishiguro dhe "Një ftesë mangët"

7 Mars 2021, 17:45 | Përditesimi i fundit: 2021-03-12 14:38:15

Rubrika “Në librari” vjen këtë fundjavë me katër tituj të rinj. Vëllimi i tretë i historisë së shqiptarëve sheh dritën e botimit nga 40 autorë. Ndërsa, nuk mungon as libri i parë i Ishiguros edhe libri me fabula “Një ftesë mangët”
 

Libri 1
“Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX” botohet nga 40 autorë. Në këtë vëllim të tretë për të cilin historianët janë konsultuar me arkiva të huaja dhe vendase përfshihet rikthimi në pushtet i Ahmet Zogut në vitet 1925-‘28, marrëdhëniet ndërkombëtare gjatë periudhës së Republikës, por edhe çështje të tjera, që kanë lënë gjurmë në politikën, arsimin dhe kulturën shqiptare     
Libri 2
Romani “Dritë e zbehtë mbi kodra” i nobelistit Kazuo Ishiguro vjen, si një rrëfim mallëngjyes mbi luftën, vetveten, kujtimet dhe ndjesitë e një gruaje në përballjen me botën e madhe dhe atë më të fshehtën tonën.
Libri 3
Romani policesk “Memento mori” i shkrimtarit qipriot Doros Antoniadis i vendos protagonistët në rrethana që ndriçojnë anët e tyre të errëta, luftën e brendshme që ndodh brenda njeriut, ankthet dhe pasiguritë e tij në momente të caktuara.
Libri 4
Pas gjashtë librave me poezi edhe fabula, publicisti CCano Nora boton “Një ftesë mangët”. Libri përmbledh 87 fabula dhe 40 epigrame me tematikë nga shoqëria e sotme shqiptare. Ndërsa, në to dominon dialogu mes personazheve dhe sarkazma, që vjen natyrshëm