Rubrika ‘Në librari’ me katër tituj të rinj! Nga Zekaj me vëllimin poetik tek 113 tregimet e Rigel Rizajt

12 Prill 2021, 09:56 | Përditesimi i fundit: 2021-04-12 09:57:39

Rubrika “Në Librari” përgatitur nga gazetarja Valeria Dedaj vjen këtë fundjavë me katër tituj të rinj.

Poeti Sokol Zekaj boton vëllimin e plotë poetik “Nga dëshira për të jetuar”. “Jeta e Serafin Frankos, si Felini i teatrit shqiptar” vjen përmes penës së Stefan Çapalikut. Rigel Rizaj boton “Amebën”, ndërsa Artan Shkreli rrëfen fortifikimet në qytetet shqiptare.

Libri 1

Poeti Sokol Zekaj boton vëllimin e plotë poetik “Nga dëshira për të jetuar”. Zekaj rrëfen se fill pas perceptimit të poezisë, sipas autorit turk Nâzım Hikmet, e gjithë qenia e tij jeton me poezinë

Libri 2

Stefan Çapaliku boton “Serafin Franko, Felini i Teatrit Shqiptar’. Përmes këtij libri autori sjell jetën dhe veprën e artistit shkodran, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në artin skenik shqiptar

Libri 3

Rigel Rizaj sjell në librin “Ameba” 13 tregime, përmes të cilave synon që mitet dhe steriotipet letrare t’i shndërrojë në këndvështrime të reja.

Libri 4

'Fortifikimet e Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës në Shqipëri' me autor Gjerak Karaiskaj përkthehen dhjetë vite pas botimin në gjermanisht edhe në gjuhën shqipe. Artan Shkreli shpjegon rëndësinë e qyteteve, kalave, fortesave edhe kështjellave