Ali Jashari, autori i Fjalorit të Shprehjeve të Huazuara në Gjuhën Shqipe (2007) dhe atij Leksiko-Frazeologjikë të Devollit (2016), kësaj here prezanton “Fjalorin e homonimeve në gjuhën shqipe” përmes shembujve konkret. Ky botim është fryt i një pune disavjeçare dhe vjen si bashkëpunim mes studiuesit nga Korça dhe prof. Bahtijar Kryeziut nga Kosova.
Gjuhëtarja Ledi Shamku-Shkreli rrëfen shqipërimin e librit “Gjuhët e Parajsës” së historianit Maurice Olender. Shamku tregon se përmes këtij libri është gjurmuar zhvillimi i gjuhës gjatë tre-katër shekujve, prandaj hedh dritë edhe mbi aktualitetin e ligjërimeve tona gjuhësore
Rrëfenja “Mërmërima e kroit të moçëm” me autor Istref Haxhillarin dhe ilustrime nga Anastas Kostandini na rikthen në ngjarje të jetuara mes shqiptarësh para një shekulli. Brezi i ri mund të njoh përmes këtij botimi historinë, doket dhe zakonet e popullit tonë
Librat e ‘gjyshit të përrallave’ për fëmijët shqiptarë, Bedri Dedjas, pas 20 vitesh shikojnë sërisht dritën e botimit. Tre titujt “Presidenti i planetit të kuq”, “Një udhëtim” dhe Fatbardh Pikaloshi” rikthejnë aventurat e personazheve, që janë të denja dhe për fëmijët sot.