Rubrika "Në Librari" sjell dy studime për Tiranën kryeqytet, tregimet e Nesin dhe teoritë e Hawking

30 Gusht 2020, 14:08

Rubrika “Në Librari” këtë fundjavë na njeh me katër tituj të rinj. 100-vjetori i kryeqytetit, vjen përmes dy botimeve, “Trashëgimia në muzikë” dhe “Dekalogu” i një lagjeje tiranase, si panoramë e historisë dhe etnokulturës së Tiranës. Përmes 16 tregimeve plot satirë dhe humor të shkrimtarit Azis Nesin rrëfehet qytetrimi turk, ndërsa me “Teoritë e gjithçkaje” të Stiven Hoking lexuesi do të përjetojë një udhëtim të jashtëzakonshëm në zbulimin e kozmosit