Ruçi bashkëbisedim me rektorët: Kuvendi dhe qeveria i detyrohen shumë arsimit

7 Tetor 2019, 14:01 | Përditesimi i fundit: 2019-10-07 14:05:01

'Qeveria dhe Kuvendi ju detyrohen Universiteteve dhe studentëve shqiptarë'. Kështu u shpreh kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci gjatë një takimi të zhvilluar me rektorët e 24 universiteteve, publike dhe private.

Ruci tha se financimet në fushën e kërkim-zhvillimit nuk kanë qenë  në nivelin e duhur, pavarësisht angazhimit të qeverisë për të ndihmuar studentët përmes marrëveshjen që u firmos një vit më parë.

Por sipas Rucit pozitive është fakti që qeveria ka treguar ndershmëri për ceshtjet e arsimit të lartë.

Kreu i Kuvendit kërkoi dhe bashkëpunimin e universiteteve për fondin e bursave të studentëve ekselentë në kuadër të veprimtarive të 100 vjetorit të parlamentarizimit shqiptar.

    No videos found.