Ruçi i tërheq vërejtje grupit parlamentar demokrat: Problemet zgjidhini mes vetes

28 Tetor 2019, 11:26 | Përditesimi i fundit: 2019-10-28 11:27:48

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka hequr vërejtje grupit parlamentar demokrat, anëtarët e të cilit kanë diskutuar gjatë fjalës së tyre në Kuvend, problemet e tyre të brendshme për zgjedhjen e kreut të grupit.

"Ta keni të qartë. Nuk keni pas lançoni ato që keni thënë në konferencën e shtypit. I zgjidhni problemet si të doni ju kush largohet nga një grup parlamentar është e drejtë e tyre. Me këtë punë nuk ka punë as kryetari i parlamentit as seanca e kuvendit. Prandaj problemet që keni brenda vetes i zgjidhni sipas rregullave demokratike. Murrizi lidhur me kohën, kjo është rregullorja e Kuvendit që e kemi miratuar bashkarisht. Do të vazhdojë të zbatohet rregullorja e Kuvendit. Mandati jonë është formal dhe jo hallet e qytetarëve. Sa i përket problemit të dytë keni të drejtë. Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin duhet të jetë prezent dhe duhet të mbajë shënim çdo gjë dhe  çdo problem. Nëse keni një kërkesë për kryeministrin depozitojeni", tha Ruçi