Ruçi në Fier, thirrje grave dhe të rinjve: Merruni më shumë me politikë

5 Prill 2021, 18:37

Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi, ndërsa vijon me takimet elektorale, u ndal sot në fshatin Grecall, nga ku inkurajoi të rinjtë dhe gratë që të angazhohen më shumë në politikë.

Ruçi vlerësoi pjesëmarrjen e lartë të grave në takim, ndërsa tha se angazhimi më shumë i tyre do ta bënte më të mirë dhe më serioze politikën.

“Këtu ka pjesëmarrje të zonjave të nderuara , kjo tregon shumë për kulturën tuaj si fshat për të vlerësuar pjesën më të mirë tonën, dhe pjesa më e mira e jona, janë nënat tona ,motrat, gratë e vajzat tona. Do ju bëj apel edhe shoqeve tuaja të përfshihen dhe të merren me politikë, se sa me shume të merreni me politikë juve, aq me e mire do të jeta politika, aq më serioze do të jetë dhe aq më efektive do të jetë. Së dyti moshat e reja. Bëni shumë mirë që bëheni pjesë e politikës, kështu ju bej apel të flisni me të gjithë bashkëmoshatarët tuaj, të bëhen pjesëmarrës në këtë betejë elektorale, të bëhen pjesëmarrës në votimet e datës 25”, tha Ruçi.

Po ashtu, Ruçi nuk la pa përmendur edhe mënyrën se si PD po bën fushatë, duke mos respektuar rregullat anti-COVID.