Ruçi ngatërron byronë e kuvendit me atë të partisë

20 Dhjetor 2018, 13:43 | Përditesimi i fundit: 2018-12-20 14:14:05

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka bërë një lapsus që ka shkaktuar të qeshura nga deputetët e opozitës në sallën plenare. Teksa po i kërkonte deputetit të PD, Endri Hasa që të dilte nga salla, pasi u përjashtua me 10 ditë se qëlloi kryeministrin me vezë, Ruçi ngatërroi Byronë e Partisë me atë të Kuvendit. ‘Liro sallën në zbatim të vendimit të Byrosë së partisë...të Byrosë së Kuvendit”.