Ruçi takon homologun austriak Sobotka: Austria, avokate për çeljen e negociatave

27 Nëntor 2018, 22:27

Austria do të vijojë të mbështesë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Siguria është dhënë Kryetarit të Parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi nga homologu i tij Ulfang Sobotka. Gjatë konferencës për shtyp Ruçi dhe Sobotka i kanë bërë thirrje opozitës që t’i rikthehet parlamentit dhe të braktisë bojkotin.

Kryetari i parlamentit austriak Wolfang Sobotka ka zhvilluar një vizitë ku është pritur nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ku kanë diskutuar zhvillimet politike në vend. Roli i Austrisë për çeljen e negociatave për vitin e ardhshëm ka qenë shumë i rëndësishëm sipas Ruçit, duke e falenderuar homologun për mbështetjen. Ruçi gjithashtu ka informuar homologun e tij në lidhje me zhvillimet politike në vend.

Unë shpreha vlerësimin e lartë për mbështetjen që Austria i ka dhënë vendit tonë, veçanërisht gjatë presidencës që Austria ka në BE gjatë dhjetorit. Jemi mirënjohës për Reformën në Drejtësi, si një reformë unike. E informova për agjendën tonë europiane dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit

Sobotka ka siguruar mbështetjen e shtetit austriak për integrimin, duke u shprehur se Ballkani është pjesë e Europës dhe  vend i tij ka përgjegjesi historike për Shqipërinë dhe Ballkanin. Ngërçi politik në vend ka qenë një tjetër pikë e prekur, ku Ruçi i ka bërë thirrje opozitës që të jetë pjesë e diskutimeve për reformën zgjedhore. Nga ana e tij kreu i parlamentit austriak ka kërkuar që opozita të jetë në parlament, duke u shprehur se demokracia është një akses për qytetarët në parlament. Të dy parlamentarët kanë theksuar se mbështesin dialogun Kosovë-Shqipëri.