Ruçi 'zbret' në foltore në vitin e 100 të Kuvendit: Ky sesion do të jetë i punëve të mbaruara, nga integrimi para majit 2020 tek Reforma Zgjedhore

20 Janar 2020, 17:38

Viti 2020 i cili shënoi 100 vjetorin e veprimtarisë së Kuvendit, ka nisur ditën e sotme me fjalën e kreut të këtij institucioni Gramoz Ruçi. Teksa përmendi ngjarjen e rëndë të tërmeti të 26 nëntorit, Ruçi falenderoj palët politike për sjelljen e treguar për përballimin e kësaj situate. Ai e quajti vitin 2020, vitin e punëve të mbaruara duke renditur disa nga objektivat për këtë vit, duke nisur nga integrimin, reforma zgjedhore, reforma në drejtësi dhe ashpërsimi i masave për të minimizuar rreziqet nga fatkeqësitë natyrore. Ai prezantoi edhe një investim të Kuvendit, për votimin elektronik i cili, tha ai, do të rrisë aksesin e deputetëve në zhvillimet e Kuvendit.