Kryeministri Edi Rama sot në Kuvend ka mbrojtur vendimet e qeverisë për ndërtimin e rrugëve Milot Balldren dhe Orikum Dukat, edhe pse opozita i konsideron faturat e tyre me koncesion të tejfryra. Rama tha se kostoja e tyre është e justifikuar pasi janë sipas standardeve ndërkombëtare. Kryeministri foli edhe për akuzat nga PPP-ve duke thënë se koncesionet kanë krijuar lehtësira për shërbimet shëndetësore të qytetarëve shqiptarë.
Deputetja Rudina Hajdari nuk ndau në seancën parlamentare të njëjtin entuziazëm me kryeministrin, si për raport progresin e Komisionit Evropian, ku tha se asnjë lider nuk e bindi dot Brukselin, po ashtu kritikoi edhe e qeverisë duke kërkuar njëherësh nga kryeministri Edi Rama të vihet një standard i ri i diskutimeve në Kuvend, pasi ajo nuk ka asnjë kusur - siç u shpreh - që të shigjetohet nga opozita joparlamentare, sikur është me qeverinë. Hajdari theksoi se ka bindjet dhe qëndrimet e saj.