Rudina Hajdari duartroket Manastirliun: Ahmetaj gënjehu, të vjen për të ulëritur dhe qarë

30 Prill 2020, 12:21 | Përditesimi i fundit: 2020-04-30 12:24:49

Kryetarja e grupit Demokrat në Kuvendin e Shqipërisë Rudina Hajdari akuzoi kryeministrin Edi Rama për mungesë transparence dhe tallje me qytetarët lidhur me menaxhimin e situatës nga COVID-i. "Në këtë sallë ka egoistë dhe të pafytyrë për të folur për njëri tjetrin. Kur do të përdoret kjo sallë vetëm për politikat për shëndetin dhe ekonominë.

Sot shqiptarët kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë. Ne nuk dimë t'ia japim sikur duhet. Ahmetaj gënjeu, pasi Kosova është vendi që na ka lënë ne sidomos nga menaxhimi. E lëmë Serbinë, por edhe Kosova po shërben më mirë se ne. Ahmetaj nuk e thotë këtë. Këtu nuk do të ishte marrë vesh asgjë, si po izolohet cdo informacion, të vjen keq, për të qarë dhe ulëritur.

    No videos found.