Rudina Hajdari: Ja përse votova kundër zgjatjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore

23 Prill 2020, 18:43

Rudina Hajdari deklaroi në Report Tv se votoi kundër zgjatjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor, pasi qeveria, sipas saj, nuk dha asnjë shpjegim se përse nuk shtyrja nuk bëhet me 30 ditë, por 2 muaj për njëherë. "Jo sepse nuk isha dakord, pasi nga qeveria nuk kishte asnjë shpjegim pse u bë një shtyrje e tillë dhe jo një muaj që është periudhë më e kuptueshme dhe e ligjshme. Kur duam të shtyjmë një afat, të na jepet një e drejtë që të shtyhet për 30 ditë dhe jo për dy muaj.