Rudina Hajdari: Këta politikanë nuk duan të dinë për qytetarët, kërcënojnë stabilitetin e vendit

21 Mars 2019, 14:00 | Përditesimi i fundit: 2019-03-21 14:23:36

Ditën e sotme Kuvendi ka vijuar seancën e radhës plenare. Në nisje të seancës janë betuar edhe tre deputetët e rinj të opozitës të cilët morën mandatin ditën e djeshme në Komisionin Qëndror Zgjedhor. Ndërkohë seanca ka vijuar me fjalimet e deputetëve socialistë ndërkohë që në kuvend mungon kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Berlin.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se Lulzim Basha ka ikur dhe jashtë vendit për të shamngur hetimin e Prokurorisë.

Në kuvend ka folur edhe deputeti demokrat Myslim Murrizi i cili ka deklaruar se kërkon ndryshimin e reformës zgjedhore. Në fund të fjalës së tij ai është duartrokitur nga të gjithë deputetët e pranishëm në kuvend.

Ndërkohë që pritet që në seancë të flasë edhe deputetja Rudina Hajdari e cila do të shpjegojë edhe arsyet se ka vendosur të mbajë mandatin e deputetit.

Siç raporton gazearja e Report Tv, Esiona Konomi seanca e sotme pritet të zgjasë deri në orën 16:00.

    No videos found.