Rudina Hajdari: Nuk duhet cenuar integriteti për procesin e ngritjes së 'Kushtetueses'

11 Nëntor 2019, 10:46

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat Rudina Hajdari ka deklaruar se nuk duhet të cenohet integriteti i përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pasi ajo ka një rol vendimtar.

"Jemi para faktit të kryer. Opozita në Kuvend do të gjejë një gjuhë të përbashkët por të jo të shkelë ligjin. Duhet të trajtojmë këtë çështje. Duhet të gjejmë një dakordësi. Të gjitha palët të tregojnë vullnetin e duhur për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Ka shumë të bëjë dhe është përcaktuese në lidhje me integritetin e saj. Nuk duhet të cenojmë integritetin e saj', tha Hajdari.