Rudina Hajdari për Report TV: Nuk do votoj ndryshimet në Kodin Penal

14 Prill 2020, 15:18 | Përditesimi i fundit: 2020-04-14 16:13:34

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat Rudina Hajdari i sheh të panevojshme ndryshimet në Kodin Penal sa i përket ndëshkimeve për ata që shkelin masat e marra prej koronavirusit.

 Në një intervistë për Report tv, Hajdari mendon se këto ndryshime nuk mund të zbatohen.

“Grupi demokrat e ka disktuar dhe jemi në të njëjtin mendim se ndryshimet në Kodin Penal janë të nxituara, të panevojshme të pajustifikuara dhe të pazbatushme. Jemi në një situatë goxha të menaxhueshme. Nuk besoj se këto masa janë të nevojshme. Nëse ka vakum të Kodi Penal duhet tparë në vijim, duhet diskutuar me ekspertë dhe jo në këtë mënyrë, sepse i gjithë informacioni është centralizuar, nuk ka transparencë se çfarë po ndodh. Ne duhet patjetër që t’ja dalim dhe nëse thirrjet për bashkëpunim janë të sinqerta nuk duhet të mbajë informacionin të centralizuar”, shprehet Hajdari.

Grupi parlamentar demokrat i ka bërë kërkesë Kuvendit të Shqipërisë për të shtuar edhe 1 orë në diskutime në seancën e 16 prillit pasi sipas tyre 2 orë nuk janë të mjaftueshme për të diskutuar 24 çështje.