Rudina Hajdari rrëfen si po e përjeton karantinën: E kam të vështirë të shikoj vajzën të mos luajë

23 Mars 2020, 19:26

Kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, Rudina Hajdari në një video mesazh në rrjetet sociale tregon si po i kalon ditët në karantinë dhe shqetësimin për vajzën. "Sot do të flas për një shqetësim që më përket mua besoj dhe për çdo prindi tjetër që ka fëmijë të vegjël dhe mendoj se duhet të jemi të hapur me njëri-tjetrin dhe të kuptojmë që të gjithë po përjetojmë shqetësime të ndryshme sepse vërtetë kemi pasur ndryshime në mënyrën e jetesës. E rëndësishme është që të ruajmë qetësinë dhe të kujdesemi për veten. Ndoshta edhe  ndezja e televizorit shkakton ankth dhe frikë.