Rudina Hajdari u përjashtua se s'dogji mandatin, vëllai krah Bashës në protestë

16 Mars 2019, 13:02

Familja e Azem Hajdarit është e ndarë përsa i përket aksionit që opozita po zhvillon kundër qeverisë Rama. Rudina Hajdari nuk pranoi që të digjte mandatin duke qëndruar në Kuvend, ndërsa PD-ja e përjashtoi nga strukturat. Ndërkohë që vëllai i saj, Kiri vijon që të marrë pjesë në tubimet e opozitës në krah të Lulzim Bashës.