RUSI- Prej ditës se djeshme kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Rusi. Rama sot është takuar me kreun e diplomacisë ruse Sergey Lavrov për të folur rreth konfliktit me Ukrainën. Ai ka bërë thirrje për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës, duke shpresuar në kontributin e Rusisë në këtë drejtim.
"Siguria në rajonin tonë është mjaft e brishtë. Njerëzit po vuajnë dhe natyrisht duhet të gjejmë motivin për të nxitur dialogun e vazhdueshëm. Ajo që dua të theksoj është se OSBE u krijua 45 vite me parë dhe principet e saj janë paqja dhe siguria. Rusia është një fuqi e përfshirë në shumë çështje e negociime, shpresoj që do të kontriboj në çështjet e sigurisë. Kam mbetur i shokuar nga ato që pashë, vuajtjet e njerëzve atje. Në të gjithë atë zonë njerëzit vuanin dhe ishin në kufijtë e mbijetesës” i tha zoti Rama, Lavrovit.