Rusia gjen vaksinën kundër covid-19, Putin: Brenda pak ditësh do jetë gati

11 Gusht, 13:01

Në një kohë kur numri i të infektuarve nga Covid-19 ka arritur në 20 milionë, Rusia jep lajmin e mirë për gjetjen e vaksinës kundër virusit. Lajmi është dhënë ditën e sotme nga presidenti i vendit Vladimir Putin.  Vaksina, e zhvilluar nga Qendra Kombëtare e Kërkimit Gamaleya dhe është regjistruar zyrtarisht në Ministrinë e Shëndetësisë Ruse.   Në fjalën e tij presidenti Rus deklaroi se të gjithë provat e vaksinës deri tani kishin rezultuar pozitive.  Vaksina bazohet në adenovirus dhe përmban grimca të vdekura COVID-19 të cilat nuk mund të shumohen janë të sigurta, tha AlexanderGintzburg, drejtuesi i qendrës kërkimore. Megjithatë ata u shprehën se injektimi i kësaj substance mund të shkaktojë temperaturë të lartë tek disa persona.

Që nga shfaqja në Ëuhan, Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në të paktën 188 vende dhe territore. SHBA kryeson me 5.09 milion të infektuarish, pasuar nga Brazili me mbi 3 milion raste dhe India me 2.27 milion, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti "JohnsHopkins" i SH.B.A.-së.  Rusia në anën tjetër  ka pasur rreth 891,000 raste deri më tani.

Kategori të tjera