Rusia pezullon traktatin e Forcave të Mesme Bërthamore

19 Qershor 2019, 14:49

Në Rusi, Asambleja Legjislative Duma miratoi një ligj mbi Pezullimin e traktatit të Forcave të Mesme Bërthamore (INF), ligj i paraqitur nga Presidenti Vladimir Putin.

Gjithsej 417 ligjvënës votuan në favor të projektligjit të paraqitur kurse Duma do ta diskutojë dhe votojë ligjin më 26 qershor.

Që në muajin shkurt Presidenti Putin pati njoftuar synimin e Moskës për të pezulluar pajtueshmërinë me Traktatin e Forcave të Mesme Bërthamore (INF) si "një përgjigje simetrike" me Washingtonin.

Rusia doli nga traktati një ditë pas deklaratës së Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo se SHBA tërhiqen nga marrëveshja.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi gjithashtu se Moska do të fillojë zhvillimin e sistemeve të reja të armëve. Ai urdhëroi ministrat e tij që të mos fillonin bisedime të reja mbi çarmatimin me Washingtonin.

Traktati (INF), fillimisht u nënshkrua në vitin 1987 nga Presidenti i SHBA Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov për të eleminuar rezervat e raketave me rreze të shkurtër veprimi të SHBA dhe Bashkimit Sovjetik.

Analistët mendojnë se Rusia shpreson t'i detyrojë Shtetet e Bashkuara t'i japin fund sanksioneve ndaj tyre dhe ti bëjnë amerikanët të dorëzohen, duke i njohur Putinit Krimen dhe Evropën Lindore./Përgatiti Ilir Çuçi