Rusia teston me sukses për herë të tretë gjatë këtij viti raketën “Tsirkon”.

27 Nëntor 2020, 13:55

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se ushtria ka testuar me sukses për herë të tretë gjatë këtij viti raketën “Tsirkon”.

Ashtu si dy provat e mëparshme, një fregatë e Marinës ruse lëshoi raketën, e cila goditi objektivin e saj në ujërat ruse në veriperëndim të vendit.