'Sa bukur është të zgjohesh në mëngjes dhe të marrësh frymë', artistët: Duajeni jetën tuaj, kujdesuni për të!

3 Prill 2020, 13:42

Ndonëse numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri po rritet, një lajm i mirë këtë mëngjes ngjalli sërish shpresën se betejën me Covid-19 do ta fitojmë!

85 persona të shëruar nga ky virus në të gjithë vendin tonë është shifër që mbush me frymë dhe të bën të shpresosh se duke ndjekur rregullat e vendosura nga autoritetet gjithçka do të shkojë mirë! 
Mesazhe optimizmi sot dëgjojmë edhe nga ata që për asnjë moment nuk ka lanë vetëm, artistët, të cilët me këngë, me valle, me aktrim, me këshilla sollën drejt shtëpive tona shpresë. 
Regjisorja e njohur Elma Doresi citon një shprehje italiale e cila thotë se është bukur të zgjohesh në mëngjes duke ditur që jeton, ndërkohë që pjesë e artit janë edhe mjekët.