Sa mandate synonin më 25 prill? Basha: Unë dëgjoj vetëm fjalët 'Rama ik'

9 Mars 2021, 18:21 | Përditesimi i fundit: 2021-03-09 18:33:33

I pyetur se sa mandate synon të marrë në zgjedhjet e 25 prillit, Basha iu shmang duke thënë vetëm se ai dëgjon vetë dy fjalë 'Rama ik' duke mos dhënë një numër se sa synon opozita. Basha iu rikthye edhe një herë deklaratave se më 25 prill do të sjellë ndryshimin

Pyetje: Pse peshë figurave politike dhe jo akademike? Sa mandate synoni?

Basha: Ndryshimi do të vijë përmes pjesëmarrjes masive të shqiptarëve me votë. Këtë e dëgjoj përditë, unë dëgjoj dy fjalë vetëm Rama ik. Ndryshimi do të jetë i thellë. Papunësia u rrit, emigracioni u rrit 10 herë më i lartë, të vetmit që lulëzojnë dhe pasurohen janë Rama me oligarkët e tij.  Instrumenti më i mirë për të ndryshuar vendin është një polikë normale me një plan normalizimi dhe mirëqenie dhe rimëkëmbje ekonomie siç është ai qe kemi paraqitur para shqiptarëve.