“Sa shpenzon djali Berishës në një muaj aq harxhon në vit një familje shqiptare”

2 Shkurt 2021, 11:25

Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” këtë të martë njëri prej qytetarëve tha se pasuria duhet të jetë kriter për politikanët. Ata duhet të kontrollohen nga organet e drejtësisë pasi ky është problemi më i madh që sjell raste korrupsioni. Duke u ndalur tek rastet e familjes Meta dhe tek kryedemokrati Basha, qytetari nënvizoi se aq sa shpenzon djali i Sali Berishës në një muaj aq harxhon një familje shqiptare gjithë vitin. I shkatërruan institucionet e drejtësisë, tha ai për të mbrojtur pasuritë e paligjshme të vetat, vijoi telefonuesi.