Sa të burgosur ka në Shqipëri? Lejet dhe kriteret e përfitimit/ Flet për Report Tv zv.drejtori, Sufaj

15 Qershor 2019, 20:34

Numri i të burgosurve në Shqipëri ka arritur ne 5400 persona, të cilët janë burgosur si rezultat i një vendimi gjyqësor. Leja është një e drejtë që i mundësohet çdo të burgosuri, për të plotësuar axhendën e rehabilitimit dhe riintegrimit. Po ashtu leja ka për qëllim kontaktin social me familjen, për tu përshtatur në mënyrën më të natyrshme me shoqërinë në përgjithësi.

Fillimisht që një i burgosur të bëjë kërkesë për të përfituar leje, duhet të ketë konsumuar një pjesë të konsiderueshme të dënimit. Por për kriteret që duhet të plotësoj një i burgosur, është shprehur për Report Tv Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Fehmi Sufaj.

"Së pari ai duhet të plotësoj kriterin e një sjellje korrrekte, pra që të ketë zbatim te rregullores, zbatim të disiplinës, marrëdhënie korrekte me te burgosurit, me stafin, me vizitor. Se dyti i burgosuri duhet të jetë i motivuar për tu përfshire ne programet rehbilituese etjt etj, të ketë rrezikshmëri të ulët shoqërore, të jetë i shënuar nga stafi i specialisteve që ai ka rrezikshmëri te ulët shoqërore, rrezikshmëri për të kryer vepra te tjera, rrezikshmëri për te shkel rendin, rrezikshmëri për te cenuar jetën e te tjerëve, pronën etj etj pra janë një kompleks elementesh te cilët merren ne vlerësim", tha Sufaj

Po ashtu Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve ka treguar se numri i të burgosurve që nuk janë kthyer më është shumë i ulët dhe se për këtë vit ende nuk ka pasur një rast të tillë.

"Numri i personave qe nuk janë rikthyer është shume shumë i vogël, mund të themi i papërfillshem. Vetëm në vitin 2018 janë tre raste, një ishte shtetas i huaj,  dhe dy të dënuar nga burgu i Peqinit, nga të cilët njëri kuptohet është arrestuar dhe tjetri është në kërkim. Kështu që ky numër në raport me 2400 e ca veta, të cilët kanë përfituar leje, është shumë i vogël.  Afati kohor është parashikuar në disa nivele, përshmebull për të miturit kanë në tejzgjatje deri në 45 ditë. Me madhorët është deri në 20 ditë në vit, dhe kjo deri në 20 ditë në vit jepet zakonisht e copëzuar jo më pak ose me shume se tre herë në vit, pra gjatë vitit jepet tre pjesë duke pasur një diference nga leja në leje rreth 3 muaj", shprehet Sufaj.

Kur një i burgosur përmbush kriteret për të përfituar lejen, duhet të aplikojë me një kërkesë, e cila analizohet nga stafi i shërbimit të sigurisë, shërbimit social, shërbimit ligjor, të cilët bëjnë një vlerësim të detajuar te gjithë elementeve të sjelljes dhe më pas i kalon komisionit për vendim.

Ekziston  dhe një komision në drejtorinë e përgjithshme, komisioni I monitorimit, i cili nëse gjen parregullesi i kthen për plotësim të dokumentacionit ose për rishqyrtim.

Numri i lejeve që u jepen të burgosurve është rritur dhe kjo rritje është një element që tregon mirëfunksionimin e  procedurës që ndiqet

Në lejen që të burgosurit marrin, përcaktohet vendqëndrimi si dhe parashikohen ndalimet e tij. Një i burgosur që ka marrë leje e ka të ndaluar që të largohet nga vendi I qëndrimit si dhe duhet të paraqiten çdo ditë në komisariatin më të afërt për të raportuar që janë në zonë.

Policia e shtetit i mbikëqyr të burgosurit gjatë periudhës që janë me leje. Po ashtu ekziston dhe ajo që quhet leja e veçantë, ku çdo i burgosur për raste fatkeqësie apo raste gëzimi, mund të marrë deri nga 24-48 orë leje. Gjate vitit 2018 ka pasuri 378 raste të tilla dhe nuk  ka pasur asnjë incident nga ana e të dënuarve.