Sabotojnë punën e Kuvendit, Berisha: Ne shpallim grevë

2 Nëntor 2023, 12:29

Sali Berisha dhe deputetët e tij kanë shkuar sot në Kuvend me një skenar të përgatitur për bllokuar punimet e parlamentit. Berisha ka folur në Kuvend ndërsa e kishte ndarë videon në Facebook.

Ai u tha deputetëve socialistë që më mirë të ikin se po shpallin grevë, për të krahasuar situatën e paprecdentë që po krijojnë në Kuvend. Pra, sabotimin e punës së Kuvendit. 

“Ne shpallim grevë. Kjo që shihni është grevë. Më mirë të ikni”, tha Berisha.