Saimir Tahiri ia merr këngës, 'djeg' club-in krah Eneda Tarifës

6 Prill 2019, 14:19

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është filmuar në një nga club-et e Tiranës me mikrofon në dorë duke kënduar. Kjo nuk është hera e parë kur Tahiri bëhet ‘protagonisti’ i mbrëmjeve festive. Këtë të premte ai është parë duke kënduar krah këngëtares shqiptare Eneda Tarifa një nga këngët më të bukura Arbëreshe ‘E lule lule’.

Pak ditë më parë u mësua se bashkëshortja e Tahirit është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe famija do shtohet me një tjetër djalë.