Salaj 'Dëshmor i Atdheut', xhaxhai: Mirënjohje për të gjithë! Gjithçka ia lëmë drejtësisë

29 Mars 2021, 11:56

Xhaxhai i Arjan Salajt, i cili tashmë është shpallur 'Dëshmor i Atdheut', për mikrofonin e Report Tv ka falënderuar Kryeministrin Rama, Presidentin Meta, kreun e PD Basha dhe kryebashkiakun Veliaj si dhe të gjitha mediat që i janë gjendur pranë familjes në këto momente të vështira.

Në një prononcim për gazetarin Rusta ai tha se familja është shumë e lehtësuar që u sigurua trupi i 32-vjeçarit që ai të ketë një vend ku të prehet

"I lëmë disa gjëra që t'i marrë drejtësia në dorë. Ne Arjanin e kemi gjetur ashtu siç deshëm që ai të paktën të ketë një vend ku të prehet i qetë.  Faleminderit ju mediave, i falënderojmë të gjithë. Se i kujt është faji le ta gjejë drejtësia", tha ai.

  •