Salerno/Itali, kapen 84 milionë tableta drogë e llojit amfetaminë, të prodhuara nga ISIS

1 Korrik 2020, 10:25

Në qytetin e Napolit, në Itali Guardia di Finanza ka sekuestruar 14 ton amfetaminë, e paketuar në 84 milion tableta me logon 'captagon', të prodhuara në Siri nga ISIS.

Në qoftë se droga do të hidhej në treg vlera e saj do të ishte mbi 1 miliard euro dhe mendohet se shuma do të përdorej për të financuar terrorizmin.