Në një deklaratë për medien përsëri ditën e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzon Safet Gjicin, se ka se ka përfituar miliona dollarë nga taksat e shqiptarëve.Sipas Salianjit, Gjici i ka përfituar këto tendera, duke i shërbyer kryeministri të vendit, Edi Rama në fushatë elektorale. Deputeti i PD ka paraqitur dha disa dokumente, të cilat tregojnë qartë se janë fiktive dhe se të dyja kompanitë rezultojnë në pronësi të Gjicit.
Safet Gjici nuk dha dje asnjë përgjigje përse ka kryer veprën penale të mashtrimit me tenderat publike, por kërcënoi me drejtësinë e re të Edi Ramës, i cili e ka bërë supermilioner me paratë e shqiptarëve. Dokumentat e paraqitura nga Partia Demokratike tregojnë qartë se tenderat janë fiktive, se në tender merr pjesë vetëm Gjici, me dy kompanitë e tij kundër njëra- tjetrës dhe fiton njëra prej tyre, pra fiton Gjici. Dy kompanitë, me të cilat drejtuesi politik i Ramës në Kukës thotë se nuk ka lidhje, quhen:
1. EUROGJICI SECURITY shpk dhe ka përfituar 250 tendera, me vlerë 21.3 mln dollarë, nga të cilat 143 pa garë me vlerë 3 milion dollarë dhe aktualisht është e vëllait të tij
2. TONI SECURITY shpk, ka përfituar 65 tendera, me vlerë 3.8 mln dollarë, nga të cilat 28 pa garë, me vlerë 709 mijë dollarë. Toni është emri i djalit të Safet Gjicit.