Salianji: Basha dhe disa deputetë të PD janë mbajtur në përgjim nga policia

4 Shkurt 2019, 21:33

Deputeti demokrat Ervin Salianji tha te "5 pyetjet nga Babaramo" se kryedemokrati Lulzim Basha është mbajtur në përgjim nga policia. Sipas tij, janë përgjuar edhe disa deputetë të PD. "Është një skandal i madh. Kryetari i PD, Lulzim Basha, por edhe deputetë të PD janë mbajtur në përgjim nga policia", tha Salianji.