Salinaji: Pse nuk vepron ligji për vëllanë e kryeministrit

12 Shkurt 2020, 16:49

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, me anë të një deklarate për mediat ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama duke thënë së kanë urdhëruar Policinë e shtetit të mos ndalojë në asnjë rrethanë automjetin e blinduar Linkoln me targë TR 0370 T që sipas PD është në pronësi të Olsi Ramës dhe që përdoret nga kryeministri.

Ndërkohë Salianji ndër të tjera shkruan se Rama dhe Sandër Lleshaj duhet t’u thonë shqiptarëve pse nuk vepron ligji për vëllanë e kryeminstrit, por edhe për pasurinë e bashkëpunëtorëve të tij, dënuar për kokainën në Xibrakë.Edi Rama dhe ushtari i tij në Minsitrinë e  Brendshme, Sandër Lleshaj kanë standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit. Ata urdhërojnë shfaqje propagandistike me bllokimin e automjeteve të blinduara, të pajisur me leje të lëshuara nga vetë policia, por nuk bllokojnë makinën e blinduar të Olsi Ramës.  Partia Demokratike solli fakte se mjeti i blinduar me të cilin Edi Rama lëviz në shkelje të rregullave, i përket Olsi Ramës. Megjithatë i ashtuquajturi Operacion i Forcës së Ligjit dhe Policia e Shtetit vazhdojnë të heshtin, duke mos dhënë asnjë shpjegim pse Olsi Rama është i paprekshëm dhe mbi ligjin.

    No videos found.