Salinaji-Peleshit: A ishte i qëllimshëm zjarri në ‘Sazan’ që oligarkët të ndërtojnë hotel? Ministri: Spekulim, s’ka privatizim

27 Qershor 2022, 13:31

Një debat është zhvilluar mes ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshit dhe deputetit demokrat Ervin Salianji në Komsionin e Sigurisë. Ky i fundit e pyeti ministrin nëse zjarri në Sazan ishte i qëllimshëm, pasi duan t’ia japin oligarkëve pranë qeverisë për të ndërtuar hotel.

Por kjo u mohua nga minsiti, i cila tha se këto janë spekulimi, nuk ka asnjë kërkese, teksa theksoi se ajo zonë nuk jepet për privatizim.