'Saliu dhe dajë Titi fajësojnë qeverinë' Rama: Macron vlerësoi uljen e azilkërkuesve

2 Maj 2019, 12:10

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe qëndrimin e presidentit francez lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën e cila sipas tij, në media u 'shit' si një qëndrim që lidhet me numrin e azilkërkuesve shqiptarë. Rama tha se presidenti francez Macron ka vlerësuar rënien me 40% të azikërkuesve ndryshe nga sa thotë 'Saliu' dhe 'Titi'.

"Kancelarja Mekrel zhvilloi dy takime me Zoran Zaev dhe mua ku u fol mbi çështjen e anëtarësimit në BE. Unë nuk shkova në takim për t'u njohur me vendimin në zyrën e kancelares. Dihet se vendimi kalon përmes Bundestagut. Kështu që gramofonët dhe filxhanët e Tiranës që njoftuan mbylljen e dyerve të Europës, ishte një shprehje e atyre që duan të marrin me çdo kusht Shqipërinë. Përpjekje ekstreme për të shitur pallavra që negociatat nuk hapen janë të turpshme. Vendimmarrjet nuk lidhen vetëm me sa bëjmë ne por me atë që ndodh me vend ku rritet partia anti-europiane. Askush nuk i thotë dot më Kosovës që nuk ke përmbushur kriteret. Disa qeveri në BE i friken forcave anti-europiane ne vendet e tyre nëse i japin Kosovës atë që i takon. U tha se Macron ka firmosur për të mos i dhënë viza Kosovës. Aspak e vërtetë. Pa pikë turpi që nga Saliu e deri tek dajë Titi fajësuar qeverinë tonë në emër të Macron, i cili e ka vlerësuar uljen me 40 % të numrit të azilkërkuesve për vitin e shkuar. Mjerë ky vend për rrugëhumburit dhe Kadrinjtë që shpikin çdo ditë. Ne e kemi çuar Shqipërinë në derën e paradhomës së BE. Është e sigurtë se kemi sot marrëdhëniet me të mira me Gjermaninë dhe Francën. Merkel dhe Andera Nales, edhe nënkryetari i grupit parlamentar të VDU  e kanë vlerësuar qartësisht progresin e bërë në procesin e integrimit. Na kanë siguruar në njohjen e meritave të Shqipërisë për zyrtarizimin e çeljes së negociatave. Vitin e kaluar KE shkruajti se në qershor do jepet vendimi pozitiv dhe nga ana tjetër shumë e rëndësishme për procesin, Shqipërisë pikërisht se ka kryer detyrat i është lejuar të nisë një proces i cili niset kur negociatat hapen zyrtarisht. I vetmi problem është se në ditën e vendimmarrjes në qershor është tejet e shkurtër. Pse KE vendosi këtë vit që ta nxjerrë raportin në fund të Majit, për shkak të zgjedhjeve të BE. Problemi nuk është ecuria e Shqipërisë por dinamika e brendshme politike. Është folur për shtatorin.

Sa për Francën duhet të nënvizojë duhet pritur përfundimi i zgjedhjeve europiane në Maj, në periudhën kur qëndrimi i Francës do formohet në bazë të rekomandime të Komisionit. Do ishim në pozitë të vështirë sot nëse komisioni nuk do rekomandonte hapjen e negociatave", u shpreh Merkel.

    No videos found.