'Saliu dhe Peç Vasili dy mjekë që helmojnë për llogari të virusit'- Rama: Kur dëgjon këta, Dash Shehin është për ta puthur në buzë

1 Prill 2021, 17:13

I ashpër është treguar edhe një herë me opozitën kryeministri Edi Rama, ndërsa tha se ata që duan të vijën në pushtet, po bëjnë në fakt infektim masiv, me mënyrën se si po bëjnë fushatën elektorale.

I pranishëm në Kavajë, Rama u ndal edhe tek deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasilit, të cilët kanë kërkuar ndërprerjen e vaksinimit të personave mbi 60-vjeç me vaksinën kineze.

 Sipas Ramës, Berisha dhe Vasili janë dy mjekë që "po helmojnë për llogari të virusit", ndërsa shtoi se "kur dëgjon këta, është për ta kërkuar Dash Shehin për ta puthur në buzë"