Samiti dramatik-Arrihet marrëveshja/ 750 miliardë euro për Rimëkëmbjen! Conte: Krenar që jam Italian

21 Korrik 2020, 14:22

Pas katër ditë e katër netë, liderët e BE-së kanë arritur të gjejnë dakordësinë dhe kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshjen për Fondin e Rimëkëmbjes të Unionit pas krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Sot në orën 5.32 të mëngjesit, pas një nate të gjatë negociatash për ratifikimin e mënyrave të injektimit në ekonominë e Unionit të 750 miliardë eurove, lajmi i madh u dha zyrtarisht përmes një njoftimi në Tëitter nga Presidenti I Këshillit Europian Charles Michel.

Kryeministri Italian Giuseppe Conte deklaroi se ‘Ne e arritëm një rezultat shumë të mirë duke mbrojtur dinjitetin e vendit tonë dhe autonominë e institucioneve të komunitetit. Me 209 miliardë euro, nga të cilat 82 miliardë në formë grantesh dhe  127 miliardë kredi shumë të favorshme, tani  kemi mundësinë të rindezim motorin e ekonomise italiane dhe të ndryshojmë fytyrën e vendit. Unë- tha ai tha – me këtë rezultat të arritur jam krenar që jam italian.

Plani i jashtëzakonshëm prej 750 miliardë për të shpëtuar vendet më të prekura nga Covid me paratë që do të mblidhen nga Brukseli përmes Eurobonove, është një hap historik për Bashkimin europian, i cili me këtë rast ndryshon politikat e deri më tanishme ekonomike të kontinentit.

Zgjidhje që derivoi nga një samit nga më dramatikët në historinë e BE-së, u kundërshtuar që në fillim nga kryeministri holandez Mark Rutte, i cili kishte kërcënuar me vendosjen e vetos, pas debateve me kryeministrin Italian por që në fund u dorezua përballë presinit të Presidentit Macron dhe Kancelares Merkel.